Bajram Rexhepi takon drejtorin Malinov: Më shumë bashkëpunim me Bullgarinë se barriera

Drejtori i Resurseve Energjetike të Republikës së Maqedonisë, Bajram Rexhepi, sot ka takuar drejtorin e operatorit të transmisionit të gazit të Republikës së Bullgarisë, z. Malinov, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin konkret në lëmin e energjisë, interkonjeksionin e fushat tjera lidhur me mirëqenien e qytetarëve.

Të ndërtosh ura bashkëpunimi është gjithmonë ide më e mirë, sesa të ndërtosh barriera, ka shkruar në rrjetin social, drejtori Rexhepi.

Postimi i plotë i z. Bajram Rexhepi:

Sot patëm një vizitë dhe diskutim shumë miqësor, me drejtorin e operatorit të transmisionit të gazit të R.Bullgarisë, z.Malinov. Diskutuam për partneritetin në LNG terminalin në Aleksandropolis, për rritejen e kapaciteteve ndërkufitare, për ndërtimin e interkonekcionit te ri Strumicë-Petriç, por edhe shumë mundësi të tjera bashkëpunimi. Të ndërtosh ura bashkëpunimi është gjithmonë ide më e mirë, sesa të ndërtosh barriera.