Pas takimit me Brigadën e zjarrfikësve, Rexhepi: Fuqizimi institucional bëhet vetëm me BDI-në

Kandidati i BDI–së, nga zona e 6-të zgjedhore, Bajram Rexhepi, sot ka vizituar Njësinë e zjarrfikësve në Tetovë, ku diskutoi për të arriturat dhe sfidat e BDI-së, duke cekur përkushtimin e kësaj force lidere politike për fuqizimin e tyre.

BDI synon shërbimet dhe sigurinë gjithëpërfshirëse, ku të parët në front janë mjekët, infermierët, policët dhe zjarrfikësit. Andaj, fuqizimi i tyre në mandatin tonë 2020-2024, është detyrë madhore, ka cekur z. Bajram Rexhepi.

Z. Rexhepi ka cekur se mirëqenia e qytetarëve tanë, është e lidhur me sigurinë, segmenti i zjarrfikësve përbën një hallkë të rëndësishme të sistemit, andaj ka cekur z. Rexhepi, përkrahja dhe krijimi i kushteve është detyrim e obligim të cilin BDI e realizon.

Ai ka ftuar të pranishmit të dalin në zgjedhje, të votojnë për shqiptarët, për Kryeministrin shqiptar, sepse, ashtu realizohet edhe barazia, edhe e drejta për të qenë i zgjedhur. Më 15 korrik, ka cekur z. Rexhepi, fitorja jonë do të jetë e plotë sepse, e meritojmë fitoren.