Bali Muharremaj:”U nënshkrua Kontrata për Projektin “Stabiliteti socio-ekonomik”

U nënshkrua Kontrata për Projektin -“Stabiliteti socio-ekonomik…”

Me kryetarin e Shoqatës së Bisneseve në Suharekë, z. Shaqir Palushi dhe Valentin Hoxha drejtor i projektit, kemi nënshkruar sot kontratën për realizimin e Projektit ” Stabiliteti socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i cili financohet nga Engagement Global dhe në emër të Ministrisë federale Gjermane për Bashkëpinim dhe Zhvillim Ekonomik –BMZ.

Ky projekt do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB, Gjermani.

Siç parashihet në Kontratë, projekti synon të krijoj kushtet e qëndrueshme të jetesës dhe kushte më të mira socio-ekonomike, për familjet e minoriteteve etnike pakicë dhe ato shumicë në Kosovë.