Bashkëpunim me Universitetin Ballkanik në sferën humanitare

Sot, në prag të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, një delegacion i “El Hilal”-it i udhëhequr nga Behixhudin Shehapi, e vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Me këtë rast, rektorit të porsaemëruar, prof. dr. Mehmet Durmaz ia uruan postin e ri. Përfaqësuesit e “El Hilal”-it, në mesin e të cilëve ishin edhe Talat Sadiku, nënkryetar, Ali Sadiku, sekretar, Irfan Isaku, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Baki Bakiu, udhëheqës i Komisionit të arsimit, zhvilluan një takim të ngrohtë me rektorin Durmaz dhe me sekretarin gjeneral të Universitetit, Visar Ramadani. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i El Hilal”-it me IBU-në të vazhdojë edhe më tej, veçanërisht për avancimin e studentëve të suksesshëm nga familjet e nevojtarëve dhe sigurimin e bursave nga ky universitet, përkatësisht të vijojnë studimet falas. Nga ana tjetër, “El Hilal”-i me tërë strukturën e vet do të mbështesë këtë universitet cilësor, rezultatet e të cilit tashmë janë të shumta dhe merr lëvdata shumë të larta jo vetëm në shtetin tonë, por edhe jashtë vendit.