Bashkim Hasani do të kryeson Shtabin Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar

Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, për Kryetar të Shtabit Komunal Zgjedhor për Zgjedhjet Presidenciale – 2019, unanimisht zgjodhi nënkryetarin e degës, z. Bashkim Hasani.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën në mbrëmje, kryesia e degës automatikisht u shndërrua në Shtab Zgjedhor, kurse pjesë e shtabit do të jenë edhe strukturat e tjera partiake, siç janë Forumi i Gruas – FG-BDI dhe Forumi Rinor – FR-BDI.

Në fjalimin para anëtarëve të kryesisë, Kryetari i degës njëherit nëkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Nevzat Bejta njoftoi që: “Për dallim nga Referendumi, për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit krahas formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor, do të formohen edhe Shtabat Zgjedhore në të gjitha nëndegët e BDI-së në territorin e Komunës së Gostivarit”.

Ky organizim bëhet me qëllim të mobilizimit maksimal të strukturave partiake dhe populltës për të votuar për kandidatin e përbashkët për President të shtetit të koalicionit qeveritar, z. Stevo Pendarovski.