“Baxhanak” i Pro Band pëlqehet por dhe sjell shumë pyetje për djemtë e grupit

Një këngë e bukur dhe plot ritëm sapo ka ardhur nga grupi shumë i pëlqyer Pro Band. Kënga mban titullin “Baxhanak” dhe që në publikim e parë në Youtube po pritet mjaft mirë ndërsa muzika është punuar nga Bini Nebihu dhe teksti nga Simon Tanusha e video punuar nga Dani nga Gjilani. Por djemtë simpatikë të grupit nëse deri dje kanë bërë lëmsh të gjithë me pyetjet se ata janë vëllezër tani të gjithë pyesin : Pro Band qenkan baxhanakë?. Pasi ata shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin saqë gjithmonë i sheh të luntur me njëri-tjetrin kudo edhe në një kafe. Duke qenë se Pro Band janë grupi më i kërkuar në gëzimet dhe dasmat shqiptare kjo këngë do të jetë një hit tashmë e kënduar nga të gjithë.

https://youtu.be/N_qYXKT7b14