BDI asfalton edhe në Komunën e Bogovinës

BDI vazhdon të investojë në infrastrukturë në shumë zona shqiptare të vendit pa dallim informon TetovaSot.
Së fundmi përmes NP ” Rrugët e Maqedonisë” dhe drejtorit Bekim Memeti kanë shtrirë aktivitetet në Komunën e Bogovinës që udhëhiqet nga një kryetar i partisë opozitare shqiptare.

Për BDI-në mbetet prioritet zhvillimi i zonave shqiptare , për më shumë infrastrukturë,asfaltimi i rrugëve ,investimet kapitale dhe jo vetëm.

Ndërmarrja Publike ” Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës, filluan me asfaltimin e rrugës 402 në Bogovinë.

Drejtori Bekim Memeti ka thënë se “Është detyrim i yni që të punojmë dhe të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.ts