BDI – dega në Gostivar: Arben Taravari tërhoqi buxhetin dhe nuk lejoi që të miratohet

Aktrimi i Arben Taravarit për të paraqitur në opinion veten në rolin e viktimës për të mbuluar paaftësinë e tij dhe për të plotësuar agjendën e tij politike, po merr fund.
Taravari edhe sot tentoi të paraqitet si viktimë duke gënjyer opinionin se kinse shumica e këshilltarëve të këshillit të komunës së Gostivarit nuk po e miratojnë buxhetin e propozuar nga ana e tij për vitin 2019.
Ishte pikërisht Kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, z. Nasir Musliu i cili thirri vazhdimin e seancës për ditën e premte pikërisht për të miratuar buxhetin e ri të komunës së Gostivarit.
Por Taravari me metodën e tij tashmë të njohur demagogjike, në momentin e fundit tërhoqi buxhetin duke pamundësuar miratimin nga ana e këshilltarëve.
Këshilltarët e BDI-së dhe shumicës, pranuan të miratojnë gati 99 % të buxhetit të propozuar nga Arben Taravari, edhe pse është buxhet manipulativ me më pak investime kapitale, me më pak mjete per shkollat, me më pak mjete për sport, kulturë dhe më pak mjete për asistencë sociale. Nuk u pranua të miratohet vetëm pjesa e buxhetit të paraparë për punësime të ushtarëve partiak.
Shprehëm gatishmëri të votojmë këtë buxhet edhe pse manipulativ nga pika e parë dhe deri në fund, vetëm e vetëm që mos të fajësohemi nga Arben Taravari se po bëjmë obstruksione, por ja që përsëri interesi i partisë së tij erdhi në shprehje përpara interesit të qytetarëve, duke tërhequr buxhetin nga rendi i ditës.
Administrata e komunës së Gostivarit nuk ka nevojë për punësime të reja partiake që do të rëndonin edhe më tepër buxhetin dhe administratën, dhe po të kishte nevojë për punsime, Arben Taravari duheshte të realizone planin për punsim të 9 administratorëve për vitin 2018 edhe ate konform ligjit, e jo për punësime të panevojshme partiake.
Në qoftë se Taravari nuk reflekton në të mirë të interesit të përgjithshëm të qytetarëve, buxheti do të miratohet, sepse, paraprakisht rendi i ditës ku përfshihet edhe pika për miratimin e buxhetit tashmë është votuar nga ana e këshilltarëve.