BDI hap shtabin edhe në Bogovinë, aktivitete të njëpasnjëshme.

Pas Tetovës dhe Kërçovës i erdhi radha edhe Bogovinës.
Sonte në prezencë të strukturave të Larta të Bashkimit Demokratik Për Integrim u hap shtabi në Komunën e Bogovinës i cili do të funksionoj në kuadër të zgjedhjeve Presidenciale 2019 ndërsa të cilin do ta drejtoj Arsim Asani.

Asani përpara simpatizantëve dhe aktivistëve të BDI-së theksoi se duhet që të vendosim për të ardhmen e vendit që të kemi një ardhmëri më të mirë.

Për ti përshëndetur aktivistët fjalë rasti pati dhe kryetari i degës së Bogovinës Berzah Bejtullahu-Xaki,i cili ndër të tjera tha:

“Vota shqiptare do të jetë vendimprurëse,prandaj duhet të përkrahim kandidatin koncensual,për të përkrahur vizionin e qartë të Ali Ahmetit”