BDI mban tubim në Jabollçisht, pritja madhështore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubim sot në fshatin Jabollçishtë të Velesit.

Aktiviteti zgjedhor ka filluar me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa pritja ka qenë madhështore. Në tubim fjalim ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi dhe të tjerë.

Para kësaj, Neziri ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e Kllukovecit.

“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane.