BDI ofron bashkëpunim e bashkim të votës shqiptare, për Kryeministrin e parë shqiptar!

Kandidatja për deputete nga radhët e BDI-së, Ylldrita Seferi-Salihi, ka shkruar në rrjetin social se së bashku me z. Agim Nuhiu, ka zhvilluar takim elektoral me qytetarë, duke përcjell mesazhin për Kryeministrin e parë shqiptar si dhe duke diskutuar për platformën ekonomike dhe zhvillimore të BDI-së në mandatin e ardhshëm, 2020-2024.

Në takim me qytetarët, z. Agim Nuhiu ka potencuar se ato që BDI i premton- të gjitha i realizon, sepse, ka moral e konsistencë, aftësi e përgjegjësi politike.

BDI, me kuadrin e vet politik, atdhetar e intelektualët më të aftë e më të përgatitur, ka hartuar dhe zbatuar platforma që në fokus e kanë shqiptarin dhe çështjet e tij jetike, avancimin, mirëqenien dhe arritjen e barazisë.

Pas propozimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, qytetarët janë të bindur dhe përkrahin njëzëri se ka ardhur koha për Kryeministrin e parë shqiptar, që po gjen përkrahje dhe unitetit për bashkimin e shqiptarëve.

Me Kryeministrin shqiptar, do të arrihet synimi që dëshmon barazinë e plotë qytetare e kushtetuese në RMV.

Ja postimi i znj. Ylldrita Seferi-Salihi rreth këtij takimi elektoral me z. Agim Nuhiu:

Mikpiritje dhe respekt!
Bashkë me z. Agim Nuhiu, shpalosëm programën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

BashkëPërKryeministrinShqiptar