BDI: Taravari sot e pranoi publikisht se gaboi dhe shkoli ligjin, por sërisht vepron me avazin e vjetër

BDI e Gostivarit përmes një komunikate për media akuzon se veprimet dhe deklarimet “kontraverse të Arben Taravarit, tashmë janë bërë mjet veprimi dhe komunikimi me opinionin publik”, përcjell FLAKA.

Jo më larg se sot, thuhet në reagim “Taravari pranoi që “ka pasur gabime dhe shkelje ligjore” duke e pranuar edhe publikisht, dhe pikërisht sot ka bërë gabimin e radhës dhe ka shkelur ligjin duke shkarkuar drejtorin e Shkollës së Mesme Komunale Medicinale”.

“Sot, Taravari në prononcimin për media, tha që duhet të gjejë formulë që me të vërtet shkollat ti udhëheqin njerëz të cilët meritojnë. Por, Taravari këtë e deklaroi edhe në fillim të mandatit se do të përzgjidhte drejtorë nga radhët e arsimtarëve, por, përkundrazi, zgjodhi aktivistët e tij partiak duke shkarkuar drejtorët me mandat”, thuhet në reagimin e BDI-së së Gostivarit.

Nga ky subjekt, sië thonë ata, kanë një këshill për kryetarin e Komunës së Gostivarit.

“Z. Taravari, ka një formulë që duhet të ndiqet dhe respektohet. Është ligji për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të institucioneve arsimore, i cili, patjetër se duhet të respektohet. Dhe, pikërisht këtu qëndron problemi, sepse ti ke agjendë politike dhe tenton që jashtë ligjit të emërosht drejtorë të shkollave aktivistët e partisë tënde. Kështu, z. Taravari nuk bëhet depolitizim i arsimit, përkundrazi, po politizohet arsimi me qëllimin e vetëm kapriqot e tua politike”, thuhet më tej në reagim.

Në fund të komunikatës, BDI sugjeron taravarin, se “shkollat s’kanë nevojë që ti të zbulosh formula, por kanë nevojë që ti të respektoshë ligjin”. FLAKA