BeautyLil: Pse hoqa dorë nga muzika, ja puna që bëj tash

Ishte një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare që kultivonte muzikë rap dhe R&B. Vlora (e njohur si Lil Vlora apo BeautyLil), bëri disa bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm por që ka hequr dorë nga muzika dhe po bën krejtësisht një tjetër punë, në duart e saj tashmë kalojnë shumë personazhe të njohur pasiqë bën punën e estetistes. Këto ajo na i tregon në një bisedë për Infrared të gazetës Koha.

Ke qenë gjatë kohë në muzikë si një emër shumë i suksesshëm, pse vendose ta lësh atë?

Sepse zgjodha një rrugë më të mirë besoj.

Tash je krejtësisht në një tjetër fushë, në një tjetër biznes, si ndihesh?

Shumë më mirë, është një punë që e bëj me passion.

Puna jote lidhet edhe me personazhe të njohur krahas atyre jo të njohur, cili është dallimi i tekave të tyre?

Ato që nuk janë të njohur janë më të sjellshëm me gjithë se me krejt sillem njejtë unë.

Si vendose të rezikosh dhe të investosh në këtë biznes?

Pasiqë kam kryer shkollim për mjekësi e lidha me këtë biznes.

Kush ju shtyri më saktësisht?

Vet ideja ime ka qenë që të sprovoj veten.

Ke vendosur që përveç Zvicrës të njejtën gjë të zhvillosh edhe në Kosovë dhe Maqedoni?

Në Kosovë tashmë ka nisur puna në Glamcorner ndërkohë që jam në përgaditje e sipër edhe në Shqipëri.

Do ishe rikthyer përsëri në muzikë?

Joo, kurrë.

Cilët janë personazhet e njohur që vizitojnë sallonin tënd?

Janë shumë, nuk dua të përmend emra.