Bebe Rexha tregon se kur e shkroi këngën e parë, ku i pëlqen të performoj si dhe zbulon disa të pathëna

Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive gjatë vitit të kaluar me këngë të reja dhe koncerte anembanë globit.

Këngëtarja shqiptare ka marrë shumë çmime ndërkombëtare në saje të hiteve që ka sjell përgjatë vitit të kaluar kalendarik.

Së fundi, biondina ka dhënë një intervistë në formë të reklamës për kompaninë ajrore amerikane, Delta.

Ajo ka treguar ndër të tjerash se sa shumë i pëlqen të udhëtoj dhe se mezi pret të performojë para fansave anglisht jofolës.

“Më pëlqen të mbaj koncerte në vendet që nuk flasin anglisht dhe të takoj njerëz të ndryshëm. Është mahnitëse se si fansat e mi i dinë të gjitha këngët dhe këndojnë së bashku me mua”, thotë Rexha.Ndër të tjerash 28-vjeçarja ka zbuluar se kënga e parë që ka shkruar është “Boy, You Know I Love You”, të cilën gjë e kishte bërë sa ishte 15 vjet e re.

Ndryshe, Bebe është nominuar për herë në parë në karrierë në një kategori të “Grammy Awards”, ku ka gjasa të fiton në “Best New Artist” si dhe ” Best Country Duo/Group Performance”.

Ajo më tutje tregon se si në shtetin peruan ishte befasuar nga fansat e shumtë me të arritur në aeroport teksa mbanin në duar pankarta me foton e saj.