Behixhudin Shehapi:”El Hilal,14 vjet me rradhë pranë studentëve!

Një takim i fundvitit me studentët

Sonte u shpërndanë bursa për 40 studentë të drejtimeve të ndryshme. El Hilal-i, 14 vjet me radhë

pandërprerë e realizon këtë aktivitet sa edukativ aq edhe vizionar. Ndjehem veçanërisht i lumtur, thashë në fjalimin tim, ngase prej tetë projekteve të realizuara sivjet, ky është projekti qe e kam më për zemër, sepse investohet në gjeneratat e reja dhe motivohen studentët.
Gjithashtu, sonte e prezantuam përfundimin e projektit për bashkëjetesën në mjedise heterogjene dhe respektimin e diversitetit si pjesë përbërëse e kulturës sonë. Prandaj, me më tepër përkushtim dhe dëshirë mund të arrihen rezultatet e duhura.
Shpresojmë se zhvillimi i këtij projekti në kuadër të programit CIVIKA MOBILITAS do të sjellë rezultate pozitive. Me studentët tanë i ndamë pikërisht këto mendime.