Bejta: Pas zgjedhjeve presidenciale fokusohemi në zhvillimin ekonomik

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, të shtunën vijoi fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale – 2019 në takime me strukturat e partisë dhe banorët e vendbanimeve Reçan, Vërtok, Raven dhe Mirditë.
Me këtë rast, anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor të kryesuar nga z. Bashkim Hasani dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, sqaruan banorët e Zonës mbi rëndësinë e kandidatit koncensual për President, një ide e plasuar dhe materializuar nga BDI dhe lideri, z. Ali Ahmeti.
Nënkryetari, Bejta deklaroi që: Pas ndryshimeve kushtetuese me çka u arrit ndërrimi i emrit të shtetit, mirtatimit të ligjit për gjuhën shqipe, zgjedhjes për herë të parë të një shqiptari në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe pas procesit zgjedhor për Presidentin e shtetit, e gjithë energjia e qeverisë BDI – LSDM, do të fokusohet në zhvillimin ekonomik.
“Ndërrimi i emrit që erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Prespës, hapi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në NATO. De Fakto ne jemi në NATO, dhe De Jure shumë shpejt do të zyrtarizohet anëtarësimi i RMV-së në Aleancën Veri – Atlantike. Me ingegrimin në NATO, në vendin tonë do të rriten investimet nga jashtë. Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i drejtësisë në vendin tonë, do të rritet me hapjen e bisedimeve dhe inkuadrimin e vendit në Bashimin Evropian”, tha Bejta, duke shtuar që kundërkandidati nga VMRO-DPMNE, është kundër këtyre ndryshimeve pozitive që ndodhen në vendin tonë, e që pamundësojnë inkuadrimin e vendit në strukturat euro – atlantike.