Bekteshi: 20 milion euro nga buxheti për rikualifikim dhe riedukim të kuadrove

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte ka marrë pjesë në debatin ‘Arti i financës’ në Klan Maqedoni, debat ky i zhvilluar mes analistëve në dy vjetorin e qeverisjes, ministri Bekteshi ka elaboruar para të pranishmëve gjithë masat e ndërmara të qeverisë për zhvillimin ekonomik.

“Duhet të marim parametrat dhe masat që ndërmarim të arrijmë deri në atë fazë pothuajse 180 shkallë tjetër, kemi zgjedhur problemin me Greqinë, kemi transparencë, kemi parashikueshmëri ekonomike në atë se ne tash kur tërheqim investime ne drejtëpërdrejtë ndikojmë në zbutjen e papunësisë, dhe atë e kemi paraparë me planin për ngritje ekonomike ku ndihmojmë kompanitë që do investojnë dhe do bëjnë programe në bashkëpunim edhe me universitetet tona ku drrehjtë ëpr drejtë do punësohen kuadrot profesionale, kemi ndryshuar krejtësisht masat e të kaluarës dhe në atë mënyrë jemi në një situatë që vetëm këtë vit kemi paraparë buxhet mbi 20 milion euro për rikualifikim dhe riedukim”, sqaron Bekteshi.

https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/652381738523450/