Bekteshi: BDI do të bëjë thirrje për debat publik për Ligjin e tregtisë në tregjet e gjelbra

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme koordinuesi i grupit të deputetëve të BDI-së Ejup Alimi do të bëjë thirrje për debat publik që do të mbahet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë për Ligjin e tregtisë në tregjet e gjelbra.

“Duke e marrë parasysh se ne deri në fund nuk jemi të njoftuar me motivet pse pas një viti nga miratimi i zgjidhjes ligjore dolën gjithë këto probleme, ne vendosëm koordinuesi jonë Alimi në ditët e ardhshme të bëjë thirrje për debat publik që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga debati publik do të dalë edhe vendimi i ardhshëm”, deklaroi Bekteshi për 24 Analiza, i cili e transmetoi qëndrimin e BDI-së.

Lupço Lazeski nga Grupacioni i tregjeve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë informon se atmosfera është e tensionuar dhe shtoi se numri i tezgave fillon të zvogëlohet në mënyrë drastike. Tregtarët, siç tha, nuk janë mjaft të informuar se çka ndodh.

“Qëndrimi ynë është ligji të anulohet për një periudhë të caktuar kohore jo më pak se gjashtë muaj deri në një vit ose të hiqet dhe të bëhet ligj i ri në sjelljen e të cilit do të marrin pjesë të gjitha palët e prekura”, tha Lazeski. Nga ana tjetër, edhe sipas përfaqësuesve të qiramarësve të tezgave, ky ligj nuk është i mirë.