Bekteshi porosi zejtarëve: Shfrytëzoni masat mbështetëse për t’u bërë sa më konkurrues në treg

Dhoma e zejtarëve Shkup sot ndau diplomat e mjeshtërve  në kuadër të projektit me titull “Përmirësimi i kapacitetit për të rritur punësimin në sektorin e zejtarisë dhe biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshëndeti kryetari i dhomës së zejtarëve Shkup, Nikolla Petrov. “Konkurrenca e zejtarisë dhe NVM-ve është në lidhshmëri të ngushtë me aftësitë por edhe me kualifikimet e personave që punojnë në ndërmarrje. Arsimimi dheprofesionalizimi që përcaktojnë cilësinë e punës janë përgjegjësi e shtetit dhe duhet të marrin mbështetjen e duhur. Na mungojnë profesione të caktuara, pothuajse në të gjitha profesionet kemi mungesë kuadri, kemi ekonominë gri dhe mbingarkesë të zejtarëve me detyrimet financiare “, sqaroi Petrov, duke u bërë thirrje të gjithëve të punojnë së bashku në zhvillimin e zejeve, sepse ajo ofron perspektivë, mundësi për biznes personal dhe të ardhme për gjeneratat e reja.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përshëndeti ceremoninë zyrtare, duke përgëzuar fituesit e diplomave si mjeshtër-floktarë në kuadër të aftësimit të tyre pas arsimimit  të mesëm dhe fituesit e diplomave të filigranit theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të zejeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si forcë lëvizëse e çdo ekonomie që gjeneron punësime dhe rritje ekonomike, e cila do të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për shkak të kësaj, vazhdimisht impohonet nevoja e krijimit të politikave qeveritare drejt mbështetjes dhe forcimit të këtyre sektorëve. Në këtë kontekst,janë edhe miratimi i Strategjisë për zejtarinë 2012-2020, miratimi i Ligjit për Zejtari si dhe masat për mbështetjen dhe zhvillimin e zejtarisë të përcaktuara në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Ndërmarrësi 2019 të ministrisë së ekonomisë.Njëra është për të subvencionuar shpenzimet e zejtarëve për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve, apo rregullimin e hapësirës zyrtare në vlerë prej 4.000.000 denarë dhe tjetra për bashkë-financimin e projekteve të dhomave të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 1.500.000 denarë. Me këtë rast inkurajoj të gjithë zejtarët të shfrytëzojnë masat tona për subvencione që të jenë sa më konkurrues në treg, “tha Bekteshi, duke njoftuar edhe me disa prioritete për periudhën e ardhshme, sikurse  zbatimin e plotë të Ligjit për zejtari , promovimin e regjistrit elektronik të zejeve, zhvillimin e punës së dho,ave dhe zhvillimin e një zone funksionale të arsimit dhe kualifikimit.

Përveç ministrit Bekteshi, në këtë ngjarje morri pjesë edhe ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi sipas të cilit Dhoma e Zejtarëve të Shkupit është faktor social mjaft i rëndësishëm që kontribuon shumë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional, krijimin e kuadrove profesionale dhe rritjen e punësimit.

“Mjeshtëria si një lloj i posaçëm i arsimit pas shkollës së mesme fitohet duke kaluar një provim të mjeshtrisë i cili kontrollon se sa kandidatët janë të kualifikuar për punë të pavarur, të pavarur, cilësore dhe profesionale. Arsimimi pas shkollës së mesme dhe provimi i këtij lloji janë pjesë e Ligjit për arsimim dhe aftësim profesional, si zgjidhje ligjore që po përmirësohet sipas tendencave në arsim dhe nevojat e tregut të punës “, nënvizoi Ademi.

Drejtoresha e USAID-it për RMV, Greçen Birkl, shprehu kënaqësi ndaj partneritetit të USAID-it me shoqatat e biznesit dhe dhomat në zhvillimin e programeve të reja të trajnimit për profesionistët dhe pjesmarrësit e rinj në industritë e tyre.

“Ngjarja e sotme është rezultat i këtyre përpjekjeve. Dhoma e zejtarëve ka zhvilluar një program trajnimi dhe certifikimi për floktarët-mjeshtër. Që nga shtatori 2018, kjo dhe trajnime të tjera nga organizatat tona partnere të biznesit kanë ndihmuar mbi 1,000 individë për të fituar aftësi në një larmi fushash. Këto programe ndihmojnë në rritjen e përzjedhjes së punëtorëve të kualifikuar për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të rriten dhe të zhvillohen “, tha Birkl.

Gjatë ngjarjes, floktarët/parukier – mjeshtër e prezantuan veten me një shfaqje parukerie me punë praktike mbi modelet ndërsa Mirënjohje për zhvillimin e zejtarisë nga dhoma mori edhe Ministria e ekonomisë.