Bekteshi: Rritje e vazhdueshme e buxhetit për Konkurrentshmeri dhe Sipërmarrësi, këtë vit më shumë se 53 milionë për NVM-të

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka promovuar masat nga Programi për
konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi 2019, e cila vit pas viti rrit interesin në mesin e komunitetit të biznesit, duke marrë parasysh shkallën maksimale të realizimit të fondeve nga ky program. Këtë vit kemi rritur edhe fondet për këtë qëllim në këtë program, ku kemi shtuar edhe masa të reja me kërkesë të komunitetit të biznesit, sipas nevojës së tyre për të rritur konkurrencën e tyre, por dhe konkurrencën e ekonomisë në vend.

“Dëshiroj të theksoj se ky program në vazhdimësi po shënon rritje në buxhet, konform
popullaritetit të masave brenda tij dhe interesit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga këto masa. Tju rikujtoj se në gjysmën e dytë të vitit 2017, me ribalancin e buxhetit, këto mjete i kemi rritur për 180 %, gjegjësisht, 9 milionë denarët e atëhershme i kemi plotësuar me 16 milionë të reja, dhe kështu sipërmarrësit kishin në dispozicion një shumë solide prej 25 milionë denarësh, me të cilën kemi ndihmuar më shumë se 150 subjekte biznesi që sadopak t’i përmirësonin performanset e veta të biznesit. Në vitin 2018, këtë mbështetje e kemi rritur përsëri, gjegjësisht, subjektet e biznesit kishin në dispozicion 47 milionë denarë, ndërsa këtë vit kanë diku mbi 53 milionë denarë. Ky Program përmban 3 pjesë: edhe atë masa për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, masa për Politika industriale, masa për Bashkimin e klastereve dhe masa për Përgjegjësi shoqërore” tha Bekteshi në pres konferencë.

Për masat e parapara për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kemi siguruar 41.280.000 denarë që paraqet rritje prej pothuajse 3 miliond denarë nga viti I kaluar edhe atë për bashkë-financimin e projekteve për mbështetjen e sipërmarrësisë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zejtarisë – janë siguruar mjete financiare për projekte të sektorit civil dhe odave, që janë në drejtim të realizimit të të gjitha objektivave të përcaktuara në dy dokumentet strategjike: Strategjia Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2018-2023, si dhe Strategjia e Sipërmarrësisë së Gruas. Megjithatë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit shuma maksimale për një projekt është rritur në 450.000 denarë për mbështetjen e sipërmarrësisë dhe 300.000 denarë për një projekt për mbështetjen e zejtarisë, me qëllim që të kemi projekte sa më cilësore, të cilat do të kontribojnë për inkurajimin e sipërmarrësisë dhe avancimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe për promovimin e zejtarisë.

Me masën Subvencionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zejtarëve dhe ndërmarrjeve të udhëhequra nga gra, parashikohet një shtesë nga 300.000 denarë për ndërmarrje të vogël dhe të mesme për furnizimin me pajisje dhe vegla, por nga ky vit, kemi paraparë mjete edhe për furnizimin e ndërrmarjeve me zgjidhje softuerike, si dhe shërbimeve konsulente për lidhje në zinxhirin e furnizuesve dhe për hartimin e projekteve me qëllim që të aplikohet për fondet e BE-së, sepse kjo doli si nevojë e subjekteve të biznesit nga vizitat dhe takimet e shumta që kemi realizuar gjatë vitit të kaluar. Edhe këtë vit do ti mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në përmirësimin e konkurrueshmërisë me anë të aplikimit të standardeve ISO dhe
HALLALL (3 milionë denarë), por këtë vit gjithashtu do t’i mbështesim prezantimet e tyre në panaire, me bashkë-financimin e shpenzimeve për marrjen me qira të stendave në panairet e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare.

Në drejtim të sigurimit të stafit profesionist për nevojat e sektorit të biznesit, këtë vit do të mbështesim pajisjen e ndërmarrjeve të akredituara për trajnim dhe aftësim me 50% të shpenzimeve, por jo më shumë se 400.000 denarë për furnizimin me pajisje dhe vegla që do të shërbejnë eksluzivisht për trajnim; në të njëjtën kohë do të financojmë edhe trajnime të certifikuara për nevojat e sektorit të biznesit në shumë prej 50% të shpenzimeve, apo 60.000 për aplikues. Në Pjesën e Politikës industriale, kemi siguruar mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 3.700.000 denarë përmes disa masave, siç janë mbështetja e rritjes së konkurrueshmërisë së subjekteve afariste të industrisë përpunuese në shumë të përgjithshme prej 2.500.000 denarë,bashkë-financimi për organizimin e trajnimeve të specializuara – trajnime teknologjike të hollësishme dhe të detajuara për industrinë përpunuese, në shumë të përgjithshme prej 1.200.000 denarë,por kemi paraparë edhe Bashkë-financim për organizimin e trajnimeve
profesionale të specializuara në industrinë e përpunimit të lëkurës dhe në industrinë e
prodhimit të këpucëve; për organizimin e trajnimeve për inkuadrimin e konceptit të
“gjelbërimit – greening of manufacturing industries“ në disa sektorë të përzgjedhur në kuadrin e industrisë përpunuese; dhe Bashkë-financim i organizimit të trajnimeve, me inkuadrimin e konceptit të ekonomisë qarkulluese në industrinë përpunuese.
Në Pjesën e Mbështetjes dhe zhvillim të klastereve ,mjetet janë rritur nga 5 në 7 milionë denarë, ndërsa miratimi i mjeteve financiare do të bëhet nëpërmjet disa aktiviteteve dhe projekteve të shoqatave të klasterit, me dinamikën e njëjtë si dhe në vitin 2018, në vazhdimësi,derisa në pjesën qëka të bëjë me Përgjegjësitë shoqërore – për HERË TË PARË do të aplikohet mbështetja për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe aplikimin e praktikave shoqërore të pranueshme të subjekteve afariste, me vlerë të përgjithshme prej 1.200.000 denarë. Në këtë pjesë janë krijuar masa për aplikimin dhe certifikimin e një sistemi për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjes, konform standardit SA 8000, i cili siguron menaxhimin etik përgjatë prodhimit të mallrave dhe shërbimeve, dhe kërkon garantimin e të drejtave themelore të punëtorëve, në një shumë të përgjithshme nga 831.000 denarë,si dhe aplikimin dhe certifikimin e një sistemi për marrëdhënie të përgjegjshme në treg, konform markës së certifikimit të Ndershëm me konsumatorin, i cili siguron një sistem për menaxhimin elektronik të ankesave të konsumatorëve dhe blerësve dhe zgjidhje me marrëveshje të problemeve dhe kontesteve, në shumë të përgjithshme nga 369.000 denarësh.

“Me të gjitha këto risi në programet tona, nga lloji i masave që paraqesin një nevojë reale të sektorit të biznesit, si dhe me buxhetin e rritur në pjesët individuale të programit në përgjithësi, besoj se do ta mbështesim rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona të vogla dhe të mesme, dhe me këtë rritjen e punësimeve dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë së brendshme në përgjithësi.Kështu do të realizojmë dhe pritjet tona të përbashkëta –që 2019 të jetë vit ekonomik,me përfitime që do ti ndjejnë të gjithë qytetarët” shtoi Bekteshi.