Bekteshi: Zhvillimi inkluziv ekonomik do të ndikojë në përmirësimin e pozitës së shtetit në institucionet ndërkombëtare

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhedrejtor i Fonditpërinovacionedhezhvillimteknologjik Jovan Despotovski sot ishinpjesë e info-sesionitme rastin e thirrjespubliketëshpallurnga FITZH përdorëzimin e projekt-propozimevepërfinancimnëkuadërtëInstrumentitpërmbështetje – grantebashkë-financuarpërkomercializimin e inovacioneve,organizuarngaFondacionipërmbështetjen e Ndërmarrjeve – ESA Tetovë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

„Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtytëse e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe në krijimin e vendeve produktive dhe të qëndrueshme të punës. Zhvillimi i NVM-ve në afat të gjatë shpe deri në forcimin e ekonomisë së përgjithshme, duke marrë parasysh faktin se numri i NVM-ve rritet vazhdimisht, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme mbeten lloji dominues i ndërmarrjeve që përfaqësojnë 99.13% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive, me çka konfirmohet se ata janë pjesëmarrës të rëndësishëm në ekonominë në tërësi„ u shpreh ministri Bekteshi në fjalimin e tij.

Ministri Bekteshi theksoi se mbështetjen financiare që e ofron shteti për  kompanitë vendase për zhvillimin e bizneseve të tyre është në mënyrë që ato të bëhen më konkurrente në tregjet e brendshme dhe të jashtme, duke shtuar se këto masa që janë pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike mbështeten edhe nga Banka Botërore, në fakt ky program është sinkronizuar nga të dyja palët në mënyrë që të bashkohen fondet nga buxheti i shtetit dhe organizatat e huaja që mbështesin biznesin.

Drejtori i FITZH –së R Jovan Despotovski theksoi se “Qëllimi ynë është që përmes takimit të sotëm, edhe përskaj bashkëpunimit që kemi me Fondacionin ESE dhe OEMVP-në, që kompanive në nivel lokal të mundemi tu ofrojmë shërbimet e nevojshme, qasje më të lehtë në informacione dhe asistencë teknike për aplikim “, duke shtuar se janë bërë edhe disa ndryshime në rregulloret për mbështetje në mënyrë që të përfshihen edhe segmente të tjera të ekonomisë.

Për nevojat e investimeve në kompanitë e mesme, ofrohen grante që arrijnë në lartësinë 60% të vlerës së përgjithshme të projekteve, ndërsa për kompanitë mikro dhe të vogla ofrojnë më shumë mbështetje deri në 70% me qëllim të theksimit të rëndësisë së kompanive të vogla. Vlera maksimale e granteve mund të arrijë deri në 20 milion denarë ose 350 mijë euro, një shumë për të cilën mendohet se do të plotësojnë nevojat e kompanive më të vogla dhe atyre që janë të interesuar për arritjen e rezultateve pozitive.