Berat Dehari: Kompanitë shqiptare taksapagues të rregullt – shembull për rajonin

Taksat e mbajnë shtetin, ka potencuar në intervistë z. Berat Dehari, duke shtuar se me të hyrat e zbehta, nuk ka zhvillim në infrastrukturë, arsim, mirëqenie të përgjithshme, pagat më të ulëta, për shkak të mos mbushjes së arkës së shtetit.

Në pyetjen se cilat kompani kanë tendenca të fshehin të hyrat, të voglat e të mesmet, apo kompanitë e mëdha, Z. Dehari është përgjigjur, se evazioni fiskal në kompanitë private të mëdha, gjasat janë më të mëdha të bëhet ky evazion, por nuk mund të thuhet se kompanitë e mëdha private janë joserioze.

“Kompanitë e shqiptarëve të rrethit të Pollogut, Tetovë-Gostivar, aq sa janë, janë shembull si taksapagues të rregullt, punësimin e rregullt me të gjitha tiparet legale të pagesave, me kontribute etj”, ka potencuar z. Dehari, duke shtuar se këto kompani janë shembull për rajonin.