Berat Dehari: Luftë krimit financiar dhe korrupsionit, kudo që shfaqet

Realizimi i pretendimeve të anëtarësimit në NATO dhe BE, potencoi z. Berat Dehari në intervistën me Ersan Pajaziti, ka theksuar se si kushte për anëtarësim në BE janë edhe funksionimi i gjyqësorit dhe luftimi i korrupsionit, por krahasuar me disa vende të rajonit, sipas statistikave, ky nivel është më i ulët.

Duke iu referuar statistikave rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit, Maqedonia e Veriut qëndron më mirë se disa vende të rajonit, madje edhe më mirë se vendet e BE-së si Rumania, Bullgaria, por ka potencuar Dehari, nuk duhet të ulet intensiteti i punës dhe luftës tonë kundër këtyre dukurive të shëmtuara që dëmtojnë qytetarët dhe shtetin. Sa i takon krimit financiar, në Ballkan, ceku Dehari, me dokumente ndërkombëtare, potencohet si vatër e krizës.

“Kurrë nuk është mjaft të luftohet krimi financiar dhe korrupsioni”, tha z. Dehari, duke shtuar se kemi bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që e luftojnë krimin dhe korrupsionin në rajon. Grupeve kriminale, u konvenon kaosi në shtet. Pa stabilitet politik, rritet krimi financiar, theksoi z. Dehari, duke evidentuar pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut, dhe rreziqet që i kanosen nga krimi financiar dhe grupet kriminale ndërkombëtare në këtë pjesë të Evropës. Pozita gjeografike në Maqedoni imponon angazhim të madh sepse, grupet kriminale, mund të gjejnë rrugë për aktivitetet e tyre kriminale në këtë udhëkryq, theksoi z. Dehari, dhe shtoi çështjet e trafikimit, sipas raporteve të Global International, si vatra kritike potencohen vendkalimet kufitare si Gjevgjelia, Delçevë, Maqedoninë lindore me Bullgarinë, sigurisht edhe Shkupi është problematik sipas këtij raporti. Sa i takon kapjes së grupeve kriminale, duhet personeli të jenë të trajnuar dhe efektiv, gjyqësor të fortë dhe me stabilitet politik. Në shtator do të fillojmë negociatat me BE-në dhe luftimi i fenomeneve negative do të bëhet më i fuqishëm dhe më konsekuent, potencoi ai. Është duke funksionuar bashkëpunimi i plotë ndërinstitucional, theksoi Berat Dehari, duke u ndalur në vizitën studimore nga Departamenti shtetëror i Amerikës, për çka edhe falënderon institucionet që këtë ia mundësuan, për të sjell përvojat më të mira nga ky vend mik.

Në fund të intervistës, z. Dehari potencoi burimin e shkakut dhe pasojës për zhvillimin ekonomik të dy decenieve të fundit, për privatizimin etj. Investimet e pakta të huaja, a kanë impakt negativ nga institucioni i Policisë Financiare, ishte pyetja, ndërsa z. Dehari u përgjigj se çdo investitor do stabilitet politik, siguri, si dhe sa më shpejt integrimi në BE etj. duke shtuar se këtu është parajsa e fuqisë punëtore dhe obligim është ruajtja e trurit nga migrimi. Standardi i lartë, do ta ndal eksodin, duhet të gjejmë zgjidhje brenda pak viteve në veçanti të popullatës shqiptare, ku mund të shkaktohet një katastrofë e madhe, ka theksuar zv. drejtori i Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriu, Berat Dehari, në intervistë me RTM.