Berat Dehari: Të vendosur kundër krimit financiar në të gjitha fazat e procesit

Në emisionin “Biznes Plus”, të RTM, me temën “Lufta kundër krimit të organizuar financiar dhe korrupsionit”, i ftuar ishte Berat Dehari, Zëvendës drejtor i Policisë Financiare, në debat me gazetarin, Ersan Pajaziti, ka theksuar se kriminaliteti është i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, me vështrim të veçantë, krimet financiare.
Në përgjithësi, te krimi financiar është dukuria e ikjes nga tatimi, potencoi Dehari, ndërsa krimet e evazionit fiskal janë më prezentë dhe më dominante në këtë sferë, kështu mund të thuhet për shkak të procesimit të lëndëve të krimit financiar. “Duke iu referuar raporteve të BE-së, rezulton që duhet të kemi sukses ndaj luftimit të krimit, korrupsionit dhe fenomeneve të paligjshme në vendin tonë.
Problemi nuk duhet locuar në një sferë, në sferën ku unë i takoj, është tërë një sistem që duhet të funksionoj, që të rezultoj pozitivisht, të ketë raport pozitiv ndaj raporteve tjera”, ka potencuar Dehari. Ai ka theksuar rëndësinë e fazave para hetuese të krimit ekonomik, gjatë hetuesisë, si dhe epilogu përfundimtar kundër krimit në gjykata. “Kjo është edhe faza më e ndjeshme e procesit”, ka theksuar në intervistë, z. Berat Dehari.