Besimi:”Bdi barazinë gjinore e trajton si kusht për fuqizimin e mëtejmë”

Gratë u zotuan se do të angazhohen maksimalisht, shtëpi më shtëpi, të japin mesazhin për shqiptarët se erdhi koha, për Kryeministrin e parë shqiptar, duke ftuar të gjitha gratë ta rritin angazhimin për fitoren e radhës, fitoren e BDI-së dhe numrit 9.

Sonte, është bërë promovimi i kandidateve nga Forumi i gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim nga njësitë zgjedhore 5 dhe 6, ku ishte i pranishëm lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, dr. Florin Besimi, nga Lista zgjedhore të BDI-së për zgjedhjet nacionale, në zonën e 6-të si dhe aktivistet e shtabeve zgjedhore të këtyre dy zonave

Këtu, në fjalën e vet, lideri i BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, para kandidateve të Forumit të Gruas të BDI-së, vlerësoi rrolin e gruas në familje, shoqëri dhe politikë, duke potencuar se barazia gjinore është vlerë e BDI-së dhe se ato përfaqësojnë vlerën e shtuar në BDI, duke rikonfirmuar se BDI barazinë gjinore e trajton si kusht për fuqizimin e mëtejmë.

Gruaja është nëna e kombit, andaj, asnjë pabarazi nuk është e arsyeshme, andaj sot, ne do të zbatojmë në përpikëri barazinë gjinore në çdo instancë dhe nivel institucional, ne nuk do të ndalemi ta avancojmë gjendjen e saj, si nënë, si mësuese, drejtuese, deputete, kryetare e komunës e çdo profesion tjetër, duke e trajtuar barabartë, u tha në këtë tubim promovues të BDI-së me kandidatet e Forumit të Gruas të zonave zgjedhore 5 dhe 6.

Gruaja në BDI përbën vlerën e shtuar të vizionit, të forcës e të vullnetit të organizuar nacional e politik, duke qenë pjesë e çdo aktiviteti, çdo zhvillimi, avancimi dhe koncepti programatik të përfaqësuar sipas meritës, ekspertizës, mundësive të aktivizmit brenda shoqërisë dhe shtetit, potencoi dr. Florin Besimi, duke shtuar se gjysma e kombit tonë janë gra, andaj, çdo padrejtësi ndaj tyre, është padrejtësi ndaj gjysmës së kombit.

Folëset e këtij takimi promovues u zotuan se do të angazhohen maksimalisht, shtëpi më shtëpi, të japin mesazhin për shqiptarët se erdhi koha, për Kryeministrin e parë shqiptar, duke ftuar të gjitha gratë ta rritin angazhimin për fitoren e radhës, fitoren e BDI-së dhe numrit 9.