BFI: Rrofsh përherë Kosovë

Urim me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

Rrofsh përherë Kosovë

Në emrin tim personal, të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë besimtarëve muslimanë të vendit, me shumë dashuri dhe kënaqësi uroj ditëlindjen e Kosovës tonë.
Sot e 11 vjetë më parë iu gëzuam pa masë Pavarësisë së shumëpritur të Kosovës dhe sot po i gëzohemi dekadës së dytë të jetës të shtetit për të cilin të gjithë kemi dashuri dhe simpati të veçantë.
Uroj që Kosova dhe populli i sajë të vazhdojnë rrugës që e ëndëruan dhe e trasuan gjenerata e gjenerata, uroj që ëndra shqiptare për një Kosovë demokratike e të orientuar drejtë proceseve euroatlantike të realizohet sa më shpejtë dhe sa më me sukses.
Rrofsh me shekuj Kosovë. Zoti të bekoftë.

Reisul Ulema i BFI
h. Sulejman ef. Rexhepi