BIRI I MADH I KOMBIT NASIM HARADINAJ

Trualli yne i lavdishem!
Toka jone lavdimadhe!
Populli yne heroik!
Atdheu yne i paperkulur!
Kombi yne i nderuar!
Flamuri yne i qullur me gjak!
Varret e Heronjeve dhe Deshmoreve te Kombit!
Varret e te pareve tane kudo ne Atdhe, por edhe jashte Tij neper bote!
Skenderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci…
UÇK, gjaku i derdhur per liri, invalidët, luftetaret, veteranet…

Te gjitha në nje, po gjemojne e po jehojne ne gojen e birit te madh te Kombit tone Nasim Haradinaj!
Tribunali nderkombetar i Gjykates Speciale te Hages, eshte shenderruar ne nje tribune boterore te padegjuar e te pashembullt, e cila po jehon si kurre me pare ne historine e njerezimit!

Djali i Baces Smajl Haradinaj!
Pasardhes i denje i Haradinajve te famshem e te lavdishem, te Gllogjanit heroik!
Ushtari e komandanti legjendar i UÇK-se, luftetari kombetar i pakmpromis!
Foltoren e Tribunalit te Gjykates Speciale te Hages, e ka kthyer ne nje arene te madhe, permes te ciles luftes kunder Serbise pushtuese, po i ban mbrojtjen e madhe e te padegjuar ndonjehere me pare ne historine e popullit, Atdheut dhe Kombit tone!

Ajo që Haradinaj ia thotë në sy Prokurorit te Tribunalit botërorë se: “…Kom vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë. Por edhe se nuk kom mujtë me vra sa kom pas qejf…”. jane rreshta qe do te mbeten me shkronja ari ne historine e faqeve te lavdishme te popullit shqiptar!
Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftetari kombetar, ushtari e komndnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, jane te pakte, jane te rralle i lindin shekujt!
Faleminderit Nasim Haradinaj!
Me qendrimin Tend, ke nderuar fisin!
Me qendrimin Tend e ke nderuar Lokemadhen qe ne atë foton shihet se si te mban per faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare!
Me qendrimin Tend, ke nderuar kryeshefin e politikes kombetare patriotike ilegale te Dukagjinit, te madhin e te pavdekshmin Smajl Haradinaj ne veçanti dhe Haradinajt ne pergjithësi!

Me qendrimin Tend ke nderuar familjen Tende ne pergjithesi dhe Nenen Tende, traktoristen e famshme dhe punetoren heroine qe mbante familjen kur Baca Smajl dhe ju burrat mbaheshit dhe vuanit nepër burgjet e Serbise pushtuese!

Me qëndrimin Tend burrërorë ne Tribunalin nderkombetarë ne Hagë, ke dalur para botes me qendrim te tille, qe nuk ka njeri ne planet, miqte e armiqtë e Kombit tonë, qe nuk e vendosin doren ne balle dhe të të degjojne se si shperthen fuqia Jote e shprehjes ne mbrojtje te UÇK-së e te luftes se saje te drejte kunder ushtrisë e policisë dhe paramilitareve te Serbisë pushtuese!

Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar qe te ka djalë!
Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka ushtarë e komandant!
Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty!

Jemi me fat që të kemi te tille, që e thua para syve te botes, qe te degjon e gjithe bota me veshet e sajë, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujte armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese!

Per Ty e per kete qendrim Tendin titanik, duhet te shkruhen vjersha, tregime, artikuj, poema, romane e te behen edhe fima artistik!
Duhet te kendohen kenge, shume kengë e te organizohen koncerte ne nderim te qendrimit Tend!

I dashur Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt qe do te vijne, do te perulen e do te bien ne gjunje, ne shenje nderimi e rrespekti per qendrimin Tend spektakularë ne Tribunalin nderkombetarë ne Hagë!

Pergjithmone historia do të të mbaje ne ballin e saje, te nderit e te krenarisë kombetare!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Janar 2022!