Biznesmeni Bashkim Qazimi organizon përvjetorin e komandant Tigrit në Vaksincë

Biznesmeni i njohur kumanovar që jeton në Pragë të Republikës Çeke, Bashkim Qazimi këtë vit ka financuar dhe ka organizuar përvjetorin e komandant Tigrit në Vaksincë të komunës së Likovës. Në këtë datë përkujtimore të pranishëm kanë qenë shumë figura të njohura të skenës politike mes tyre edhe Haxhi Shala, deputet i Nismës nga Kosova.

 

“I nderuar që morra pjesë në përkujtimin e komandant Tigrit në Vaksincë, falenderoj organizatorin e këtij përvjetori Naim Halili për respektin e treguar dhe për organizimin madhështorë, faleminderit edhe mikut tim Haxhi Shala që nderoj gjithë Karadakun me prezencën e tij”, ka shkruar kështu biznesmeni Qazimi.