Biznesmeni bën “horë” politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi, pse nuk po i hapni dyert për banorët e prekur nga tërmeti

Biznesmeni nga Shqipëria përpara shumë personave në sheshin “Skënderbe” në Shqipëri, ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Shqipërisë, duke i akuzuar kështu se ata kanë nga 2-3 shtëpi dhe se ata nuk i hapin dyert e tyre për banorët të cilët kanë mbetur rrugëve.

“Çka keni ju që nuk i hapni këto dyer për t’iu ndihmuar këtyre personave, e që i keni nga 2-3 shtëpi dhe i përdoni vetëm 10 ditë në vit për tu ç’lodhur”, ka thënë ai.

Tutje ai përmes këtij fjalimi të mbajtur në shesh ka bërë thirrje të ju ndihmojnë qytetarët e pambrojtur teksa po gjenden përballë një fatëkeqësie, dhe se kërkon që politikanët ta tregojnë vetën e tyre se sa shumë e dojnë shtetin e tyre duke ju ndihmuar në këtë formë e jo duke e mbrojtur kushtetutën e vendit në këto llojë situata, shkruan Reporteri.net