Blerim Bexheti e bën komunën e Sarajit me Poliklinikë, 10 reparte në një vend: Investim shumë i nevojshëm për banorët

Në komunë të Sarajit, nga ana e zëvendësministrit Asim Musa, Drejtorit të Shtëpisë së Shëndet Publikë Besim Koka dhe kryetarit Blerim Bexheti, është bërë prezantimi i projektit për ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Një investim shumë i nevojshëm për banorët e komunës së Sarajit.

Poliklinika në Saraj, do të ofroje shumë shërbime mjekësore të ndara në reparte, ku do të jenë: Reparti i Preventivës, Vaksinimit, Stomatologjisë, Kontrollit Sistematik në pjesën e Shkollave, Shërbimi I kujdestarisë, Ndihma e Shpejtë, Laboratorisë, Rengen-Diagnostifikimit, Shërbimet mjekësore specialistike dhe Fizioterapisë. Objekti do të fillojë të ndërtohet nga muaj korik, do të ketë një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa vlera investuese është rreth 40 milion denarë për vitin 2019.
Ndërtimi i poliklinikës në Saraj, ka qenë një nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, i cili për këtë ka ndarë tokë për ndërtimin e poliklinikës. “Kemi punuar dhe kemi qene në kontakt permanent me të gjitha institucionet dhe konstatuam se kemi kryer fazën më të rëndësishme deri më tani.
Sot, zëvendësministri z. Musa na sqaroi projektin dhe tani do të fokusohemi në fazat tjera. Tani duhet ta nënshkruajmë edhe lejen në bazë të kërkesës që duhet ta bëjë Ministria e Shëndetësisë, që më pas të fillojë ndërtimi”, u shpreh kryetari Blerim Bexheti.
Zëvendësministri Asim Musa, tha se punimet do të fillojnë nga muaji korik. “Projekti për poliklinikën në Saraj është në prioritet të Ministrisë së Shëndetësisë. Janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 40 milion denarë. Projekti është i gatshëm i revideuar, tani e informojmë kryetarin se projekti është i gatshëm, besoj që edhe ai i ndjek procedurat. Ka koriku të fillojnë edhe punimet për gurrthemel”, tha Asim Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Ndërsa, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publikë, Besim Koka, tha se poliklinika do të jetë me të gjitha nishanet e një poliklinike bashkohore që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Sarajit. “Edhe Saraji do të ketë poliklinikën. Jemi munduar dhe kemi punuar vite me radhë që të filloj ky projekt. Poliklinika do të jetë e kompletuar dhe moderne, do të jetë nën ombrellën e Shtëpisë së Shëndet Publikë si të gjitha poliklinikat tjera, Ne do të jemi përgjegjës për mirëmbajtjen dhe organizimin e punës së poliklinikës në të ardhmen”, u shpreh drejtori Besim Koka.

Gepostet von Komuna Saraj-Municipality of Saraj-Општина Сарај am Dienstag, 26. Februar 2019