BLERIM BEXHETI, KRYETARI I KOMUNËS SË SARAJIT QË KA PAK FJALË DHE SHUMË PUNË

Kryetari aktual i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti punon pandërprerë në përmirsimin e kushteve të 40.000 banorëve që jetojnë në këtë komunë .

Bexheti me ekipin e tij vazhdimisht janë në terren duke përmirsuar kushtet e banorëve në vendbanimet e ndryshme të komunës së Sarajit.

Ai ka prioritet të lartë rregullimin e infrastrukturës, zhvillimin e ekonomisë lokale,ndërtimin e poliklinikës publike, funksionimin e gjimnazit, legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje konformë ligjit, investimet në hapësirat e ish Liqenit Treska ku pritet të ndërtohet një mega qendër e madhe turistike-atraktive që do të jetë e njohur edhe në rajon, ndërsa padyshim interes të posacëm ka nxit edhe lagjja elitare në Saraj, ku Komuna e Sarajit ka qëndruar në gatishmëri të plotë për ti dal në ndihmë këtyre projekteve madhore.

Megjithatë , rregullimi i rrugëve të ndryshme, asfaltimi dhe bekatonizmi në shumë vendbanime, pastaj instalimi i ndricimit publik që është në fazë të avancuar, pastrimi i deponisë së egër në Saraj me ndihmën e drejtorit të Ndërrmarjes Komunale, Abdusamed Shabani, tërheqjën e donacioneve si TAV MAQEDONI për rregullimin e rrugës nga vendbanimi Bukovic deri në vendbanimin Raovic.

Ndryshe,kryetari aktual i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti që nga viti 2006 kur u zgjodhë deputet në Kuvendin e Maqedonisë e deri më sot i solli vetëm rezultate të pamohueshme Bashkimit Demokratik për Integrim.

Një jurist i diplomuar, me aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale arriti që të nxisë simpatinë e pjesës më të madhe të komunës së Sarajit, qoftë intelektual, biznismenë, student dhe qytetarë me të profesioneve të ndryshme.

Bexheti ishte i zëshëm jo vetëm në Parlament por ai shumë shpejt arriti pas disa vitesh të udhëheqë për herë të parë komunën e Sarajit, një komunë e cila me vite ishte e lënë pas dore, ku mungonte siguria e qytetarëve.

Mirëpo falë tij, Saraji filloi të gjallërojë me investime infrastrukturore, ndërtimin e gjimnazit të Sarajit, urrës së Sarajit, sheshit Isa Boletini dhe shumë projekte të tjera të cilët filluan të gjallërojnë komunën e cila është pjesë e qytetit të Shkupit.

Mirëpo në vitin 2009, Bexheti u emërua edhe si Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë.

Vetëm për tre vite ai arriti të Shqiptarizoi gjykatat dhe prokuroritë e vendit, duke emëruar profesionistat të dëshmuar në të gjitha nivelet.
Ai arriti të emëroj mbi dhjetë noterë Shqiptar, nga Kumanova deri në Strugë.

Në kohën e tij Shqiptarët u emëruan edhe kryetarë gjykate, edhe gjykatës edhe prokurorë, konform politikave të BDI-së që me çdo kusht të respektohet marrëveshja e Ohrit.

Edhe pas vitit 2011 Bexheti ishte më aktivi në komunën e Sarajit ku në çdo cikël zgjedhor BDI triumfonte me votat, ku garantonte së paku diku reth 8000 vota në çdo cikël zgjedhor.

Kjo simpati ndaj BDI-së dhe vizionit të kryetarit Ali Ahmeti, ushqehej vazhdimisht nga aftësitë e jashtëzakonshme të kryetarit aktual Blerim Bexheti.

Ai arriti të krijoj një balancë në shoqërinë shqiptare të kësaj komunë, duke qenë servisi më i mirë për qytetarët hallexhinjë, intelektualët, biznismenë dhe të tjerë.

Bexheti sot është njeriu më modest i cili çdo ditë ndëgjon hallet dhe problemet e banorëve të dervenit, dhe vazhdimisht përpiçet që të ju del në ndihmë, shkruan portali DOKTOR5.MK