Blerim Reka mbledh 11 mijë firma

Kandidati i pavarur për president të shtetit por i përkrahur nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, siç njoftojnë nga shtabi qendror i kandidatit për president, se në më pak se 15 orë profesori Blerim Reka grumbullon 11 mijë firma dhe me këtë kandidaturën e tij për president e shpall zyrtarisht.

‘’Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, z.Reka e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11 mijë nënshkrimeve, mbështetje e fuqishme të kandidaturës së tij. Falemnderojm strukturat e partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve. Poashtu faleminderojm të gjithë qytetarët për mbështetjen: guximin e gjejmë në përkushtimin tuaj’’, thonë në komunikatën e Shtabit Qëndrorë të Kandidatit për President Blerim Reka.