Bllokohet rruga për në Brezovicë (FOTO)

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës, rruga për në Brezovicë është bllokuar.

Sipas organizatës ‘’Kosovo Outdoor Guru’’, e cila merret me turizëm malor, në një postim në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se rruga për në Brezovicë është e bllokuar.

’MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga është e bllokuar. Veturat në parking kanë mbetur të bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmërojmë ndërkohë nëse pastrohet rruga’’, thuhet në shkrimin e tyre, të shoqëruar me disa foto.