Bojkoti, krizë e thellë për Maqedoninë e Veriut

Tema e shumë përfolur e këtyre ditëve ka qënë kandidati konsensual Stevo Pendarovski. Megjithë se bëhen thirrje për bojkot, ekspertët politik nuk e shohin të arsyeshme që ky raund të bojkotohet, sepse çdo votë e humbur nuk shkon në të mirë të shqiptarëve. Por cilat janë disa arsye për të cilat duhet dalë patjetër në votime? Bojkoti nuk sjell progres për vendin tonë, e në veçanti shqiptarët, e fut vendin në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe multietnike. Këtë gjë e theksoi edhe kryetari i shtabit në nivel qëndror të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.