BOKI 13: SA KAM QËNDRUAR NË RESTORANT ME JANEVËN, AQ KAM QËNDRUAR EDHE ME RUSKOSËN

Bojan Jovanovski – Boki 13 në Gjykatë tha se ka jetuar për ditën kur do të mund të flasë, pasi është cak i një linçimi publik për pesë muaj për rastin e montuar dhe të quajtur “Reket”.

“Përmes kësaj lënde po bëhen luftime të cilat bien në barrën time. Është e saktë se jam i papunë dhe me xhiro llogari të bllokuar kur me linçim publik u shkatërrua një media. Paraburgimi ma shkatërroi shëndetin dhe i përkeqësoi pasojat prej dy operacioneve të bëra në spitalin e Jordan Kamçevit”, deklaroi Boki 13.

Që dikush të ketë ndikim real apo të supozuar duhet të ketë edhe autoritet real, ndërsa gjëja e vetme reale në këtë lëndë, siç theksoi Boki 13, është ajo se djali i Katica Janevës ka qenë i punësuar në median e tij – 1TV.
“Kjo prokurore ka qenë pjesëmarrëse në televizionin tim dhe aq sa kam qëndruar në restorant me të akuzuarën e tretë, aq kam qëndruar edhe me prokuroren tani kompetente. Nuk ka dallim”, deklaroi Boki 13.

I bëj thirrje, porositi Boki 13, opinionit ndërkombëtar dhe ambasadat e SHBA-së dhe Francës ta ndjekin këtë proces.

“Do të dëshmoj për të gjithë të involvuarit në këtë ngjarje, do të dëshmoj për organizatorin dhe të gjithë ata që ndihmuan, ndërsa përmes avokatit tim do të shtrohen kallëzime përkatëse”, tha Boki 13.

Paraprakisht avokati i Boki 13, Sasho Dukovski, tha se nuk është e mjaftueshme të thuhet se ka pasur ndikim, por duhet edhe të pyetemi se si është e mundur një artist i vetëquajtur i estradës të ketë ndikim tek kryeprokurori.

“Kjo është hera e parë në historinë e Republikës së Maqedonisë për opinionin e prokurorit publik të ngrihet një proces i tërë gjyqësor. Por më e rëndësishme është se çfarë vepre është kryer me këtë vepër të supozuar të ndikimit të bërë, lirimin nga paraburgimi”, deklaroi Dukovski.

Propozojmë, tha Dukovski, këshilltar teknik, për përcaktimin e autenticitetit dhe kohën dhe vendin e audio dhe video pamjeve.

“Prej dëshmive të propozuara do të përcaktoni se nuk është e mundshme të ishte bërë ky dorëzim i parave”, deklaroi Dukovski.

Ai para Gjxkatës tha se nga aspekti material nuk mund të udhëhiqet vepër penale për larje parash derisa nuk dëshmohet vepra.