Borë në Mavrovë, ndalesë për kamionët në rrugën Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të shiut, në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe Strazhë është vendosur ndalesë për automjetet e rënda, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Ndalesa ka të bëjë për drejtimet Mavrovë-Dibër dhe Strazhë.

Nga LAMM shtojnë se intensiteti i komunikacionet jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe në vozitje në pajtueshmëri me sinjalizimin në trafik.