“Brima Gallup”: BDI 8.2%, ASh 4.9%

“Brima Gallup” ka realizuar anketë sa i përket vlerësimit të partive politike dhe politikanëve në vend.

Sipas rezultateve të tyre, gati gjysma e të anketuarve (48.9 përqind) nuk i besojnë asnjë politikani në vend. Kurse 9.4 përqind i besojnë Zoran Zaevit, 4.2 Hristijan Mickoskit, 3.8 Venko Filipçes, 3.5 Stevo Pendarovskit, 2.9 Ziadin Selës dhe 2.8 Ali Ahmetit.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 15 korrik, 18.7 përqind e të anketuarve nga “Brima Gallup” do të votonin për LSDM, 15.1 përqind për VMRO-DPMNE-në, 8.2 përqind për BDI-në dhe 4.9 përqind për Aleancën për Shqiptarët.

Përqindje e lartë është e atyre të cilët janë përgjigjur se nuk do të votojnë në zgjedhje (16.1 përqind).

Kurse sa ju përket masave për parandalimin e COVID-19, 63 përqind mendojnë se respektohen masat, ndërsa 34 përqind mendojnë se nuk respektohen.

Sondazhi është kryer nga 5 deri në 14 qershor 2020, përmes telefonit (CATI) me 1,174 të anketuar mbi moshën 18 vjeçare.