Britania e Madhe mbështet procesin e digjitalizimit, reformën në administratën shtetërore dhe ndryshimet në Ligjin për mediat

Sot pata nderin të pres në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, ambasadoren e Britanisë së Madhe, shkëlqesinë e saj, znj. Rachel Galloway.

Ky takim është vazhdim i takimit të mëparshëm, në të cilin i prezantova ambasdores Galloway 3 shtyllat kryesore të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë: digjitalizimi, reforma në administratën shtetërore dhe ndryshimet në Ligjin për media.

👉Në takimin e zhvilluar sot, e informova ambasadoren Galloway për arritjet dhe progresin e bërë në të 3 këto procese, duke theksuar se këto arritje vijnë nga takimet dhe konsultimet e vazhdueshme me të gjitha palët e interesit, në mënyrë që të sillen vendime të dobishme për të gjithë.

👉Qershori është muaji i rëndësishëm, përsa i përket reformës në administratën shtetërore. Javën e ardhshme do të vendosim në Regjistrin unik nacional të rregulloreve dy ligje të reja, për të cilat jemi konsultuar me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

👉Në progresin e bërë në procesin e digjitalizimit radhita ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike, përmirësimin e infrastrukturës së IT-së përmes projektit të IPA 2, NODE, duke shtuar se jemi pranë krijimit të sistemit elektronik të inspektimit.

👉Përsa i përket ndryshimeve në Ligjin për media, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me mediat dhe operatorët për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Do të kemi edhe ndihmën e Komisionit Europian, me ndihmën e të cilit do të rishqyrtojmë çdo nen të këtij ligji.

🤝Ambasadorja Galloway tha se Ambasada Britanike në vend i ndjek me vëmendje këto procese dhe ofroi ndihmën e saj për t’i çuar para këto procese.

☑️Велика Британија го поддржува процесот на дигитализација, реформата на јавната администрација и промените во Законот за медиуми

Денес остварив работен состанок со амбасадорката на Обединетото Кралство, Н.Е. Рејчел Галовеј.

Овој состанок е продолжение на претходната средба, на која и ги посочив на амбасадорката Галовеј трите столба на Министерството за информатичко општество и администрација: дигитализација, реформа на јавната администрација и измените и дополнувањата на Законот за медиуми.

👉Денеска ги претставив достигнувањата и напредокот во овие три процеси, нагласувајќи дека тие се резултат на состаноците и консултациите со сите засегнати страни, со цел донесување на корисни одлуки за сите.

👉Јуни е важен месец во однос на реформата на државната администрација. Следната недела во Единствениот национален електронски регистар на прописи ќе ставиме два нови закона, за кои се консултиравме со Државната комисија за спречување на корупцијата.

👉Во однос на напредокот во процесот на дигитализација ги набројав измените во Законот за електронски комуникации, подобрувањето на ИТ инфраструктурата преку ИПА 2 проектот, НОДЕ, додавајќи дека блиску сме до воспоставување на системот за електронска инспекција.

👉Во однос на измените во Законот за медиуми, се спроведува постојана комуникација со медиумите и операторите за решавање на отворените прашања. Со помош и поддршка на Европската комисија, ќе се разгледува секој член од овој закон.

🤝Амбасадорката Галовеј од своја страна рече дека Британската Амбасада во земјата внимателно ги следи овие процеси и ја нуди својата помош во насока на нивно унапредување.