Bujar Osmani dhe Talat Xhaferi në Livadhi: Të gjithë për Kryeministrin shqiptar!

Bartësi i Listës zgjedhore të BDI-së, në Zonën e 5-të, Talat Xhaferi, së bashku me Bujar Osmanin, Zëvendës kryeministrin nga kjo parti, fushatën zgjedhore e kanë vijuar sot, në Strugë, në Livadhi. Gjithandej vizitave e takimeve elektorale, BDI ka zhvilluar shtrirje të organizimit në të gjitha lokalitetet shqiptare, me vizionin dhe mesazhin për Kryeministrin shqiptar. Në fjalën e rastit, në takim me qytetarët, z. Talat Xhaferi ka theksuar se jo vetëm partitë por në veçanti qytetarët e kanë në dorë vet ta votojnë kryeministrin e vet. Vija është e ndarë, me apo kundër Kryeministrit shqiptar. Ai ka theksuar se duke udhëhequr Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fillim kishte shumë rezerva, por, dëshmuam se udhëheqja jonë ishte shumë më cilësore se e paraardhësve tjerë. Mos të kenë frikë askush nga Kryeministri i parë shqiptar, sepse, vota e bashkuar shqiptare, mund ta sjell pa dilema kryeministrin, duke zbatuar barazinë kushtetuese, barazinë para ligjit, ngase, kushtetuta nuk njeh nacionalitete me pushtet të rezervuar, ka theksuar mes tjerash z. Xhaferi. Ndërsa Bujar Osmani ka theksuar se shqiptarët e kanë në dorë ta realizojnë ëndrrën e vet, ngase, shumë nga postet të ashtuquajtura të rezervuara, më nuk janë të tilla. As vendi i Kryeministrit, nuk ka rezervim, sepse e fiton ai që i ka votat, votat e shqiptarëve janë të lehta të bashkohen, të bashkohen për kryeministrin shqiptar. Z. Osmani ka ftuar qytetarët të votojnë BDI-në dhe kandidatët e saj, në Zonën e 5-të, është Talat Xhaferi, shembull i atdhetarit dhe intelektualit që me guxim e maturi, ka qenë vazhdimisht në krye të detyrës për shqiptarët, andaj më 15 korrik, pritet fitore bindëse e BDI-së dhe kandidatëve të saj, për Kryeministrin shqiptar.