Bujar Osmani: Koha për Kryeministrin shqiptar, fundi i pabarazisë!

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ka shkoqitur fakte të zbatimit të barazisë, andaj, barazia si koncept e si detyrim kushtetues, ia hap dyert shqiptarëve në të gjitha pozitat shtetërore, edhe atë për Kryeministrin shqiptar.

Z. Osmani ka dhënë përqindjet e shumë institucioneve, ku shqiptarët nuk ishin fare të pranishëm si dhe në institucionet ku përqindja e shqiptarëve, është ngritur në nivel të lakmueshëm.

Prandaj, duke u zbatuar pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit, me të drejtë Bujar Osmani ka shkruar se, tash është koha për Kryeministrin e parë shqiptar.

Ja postimi i z. Osmani në fb:

Ligjet e dala nga marrëveshja e Ohrit krijuan themelet për barazi, të arriturat janë të mëdha në çdo institucion, por mungesa e vullnetit politik nga drejtues joshqiptar në vazhdimësi krijoi xhepa të rezistencës. Një analizë e thjeshtë komparative tregon se pse pas mbylljes së pjesës legjislative të marrëveshjes së Ohrit tani është koha për kryeministrin e parë shqiptar.
Institucione me të cilat më së paku një mandat kanë udhëhequr kuadro Shqiptar:
Ministria e ekonomisë – MKD 44% /ShQP 46,67%
Ministria e drejtësisë – MKD 59,40% /ShQP 34,19%
Inspektoriati teknik – MKD 50,00% /ShQP 40,91%
Agjencia për rezervat e mallrave – MKD 58,62/ShQP- 34,48 %
Ministria e ekologjisë – MKD 63,41% /ShQP 31,71%
Institucione me të cilat ASNJËHERË NUK kanë udhëhequr kuadro Shqiptar:
Agjencia për komunikime – MKD 93,18% / SHQP 6,82%
Regjistri qendror – MKD 88,55% /SHQP 10,24 %
Agjencioni për planifikim hapsinor – MKD 93,75%/SHQP 3,13%
Ligjet janë për të gjithë të njëjtat po aty ku udhëheq një njeri i juaj ndryshe mendon dhe punon për komunitetin e vet. Prandaj vetëm kryeministër shqiptar është garanci që të zhduken kto xhepa të fundit të rezistencës ndaj barazisë.
REALIZO ËNDRRËN!
VOTO 9