Bujar Osmani: Ky vit presim të përafroj edhe më shumë integrimin në BE

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani mbajti brifing me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni para të cilëve e prezantoi statusin e implementimit të Planit 18.

“Arritëm të mbyllim gjitha çështjet e hapura politike, duke lënë hapësirë për implementim më të gjerë dhe më të thellë të procesit reformues” – theksoi Osmani në fillim të mbledhjes, duke diskutuar për suksesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend.

“Kemi progres serioz praktikisht në të gjitha sferat e Planit 18: në gjyqësor, ku numër i madh ligjesh janë në fazën finale; reforma në shërbimet e sigurisë, ku sistemi i përgjimit tani më është i ndarë në mënyrë adekuate nga sistemi sigurisë dhe kundërzbulimit; ndërkaq progres ka edhe në aktivitetet e parapara me reformat në administratën publike”, vuri në dukje Z. Osmani.

Ditën e parë të punës këtë vit, theksoi Z. Osmani, u thirr Komiteti i Punës për Integrime Evropiane, ku struktura më e lartë udhëheqëse e gjithë administratës shtetërore referuan për reformat e Planit 18, dhe personalisht jam i kënaqur nga përkushtimi i tyre.

Ai ka shfaqur bindjen e tij para ambasadorëve se Plani 18 do të jetë i implementuar në kohë, duke përmirësuar dhe evidentuar këtë të arritur në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për Maqedoninë Veriore.

Z. Bujar Osmani, po ashtu, ka shprehur nderim dhe mirënjohje për trupin diplomatik të akredituar në Maqedoni, në veçanti për ambasadorët e vendeve të BE-së, duke thelluar komunikimin dhe informimin e ndërsjellë për reformat dhe procesn integrues.

Mbështetja, ka theksuar Osmani, presim këtë vit të finalizohet me rezultatet e arritura për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE.