Bujar Osmani: Me Ballkanin perëndimor, Evropa bëhet e plotë

Vendet e Ballkanit perëndimor nuk kërkojnë lëmoshë, ka cekur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke shtuar se integrimi është interes reciprok.

Kjo deklaratë është bërë në rrjetin social, pas takimit të tre liderëve të kësaj pjese të Evropës në Ohër.

Ja postimi i z. Osmani në fb:

Evropa nuk zgjerohet por rrumbullaksohet. Vendet e Ballkanit perendimor nuk kërkojnë lëmoshë por në vepër demonstrojnë se integrimi i rajonit në BE është interes reciprok edhe i Bashkimit Evropian.