Bujar Osmani nesër takohet me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të jetë nikoqir dhe do të mbajë takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba, i cili për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë, në prag të marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së na ana e Rumanisë nga 1 janari i vitit 2019.

Në takim do të hapen temat për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së, si dhe roli i Rumanisë, në veçanti gjatë kohës së kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së në gjysmë-vjetorin e parë të vitit të ardhshëm.