Bujar Osmani: Shqiptarët refuzojnë ndarjen dhe urrejtjen, bashkë për kryeministrin shqiptar!

Debati për Kryeministrin shqiptar, në këtë moment historik, do të mund të bëhej realitet, nëse shqiptarët do të bashkohen, ka nxitur reagimin përçarës të z. Taravari, gjë që ka shtyrë për të reaguar, Zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka thënë se shqiptarët votojnë për të refuzuar ndarjen dhe urrejtjen.

Qytetarët do të votojnë për bashkimin e shqiptarëve rreth vizionit dhe qëllimeve të përbashkëta, ka theksuar z. Osmani, duke iu përgjigjur Taravarit “mjaft mbollët urrejtje dhe përçarje, është koha e bashkimit rreth qëllimeve strategjike”.

Ja postimi i z. Osmani:

Jam shumë i zhgënjyer për reagimin e Taravarit në emër të partisë së tij.
Në një ditë kur ne bëmë thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen dhe të arrijmë një ëndërr të përbashkët, kjo parti vendos të nxisë urrejtje dhe frikë, duke përdorur jo më pak se Covid 19, pandeminë më të keqe globale në shekullin e kaluar si një sulm politik, ashtu si edhe kur kohë më parë uronin që shqiptarët të infektohen nëse nuk i votojnë ata.
MJERIM, TURP, Të gjithë shqiptarët habiten me busullën tuaj morale.
Njerëzit janë më të zgjuar se kaq. Ata votojnë për të refuzuar ndarjen dhe urrejtjen dhe do të votojnë për bashkimin e shqiptarëve rreth vizionit dhe qëllimeve të përbashkëta
MJAFT mbollët urrejtje dhe përçarje, është koha e bashkimit rreth qëllimeve strategjike.