Buna kurorëzohet me dy çmime në festivalin ‘Ylberi’

Mbrëmë me datë 17 11 2019 në Shkup u mbajt edicioni i 20- të i festivalit të këngës për fëmijë ,, Ylberi,,Në këtë festival garues morën pjesë 20 këngë të interpretuara nga fëmijë të moshave të ndryshme të cilët interpretuan këngë nga bota e fëmijëve. Ritmet e ndryshme,tekstet me përmbajtje të qëlluara si dhe interpretimi i bukur skenik i dhanë edhe më shumë shije këtij festivali. Në mesin e këtyre fëmijëve nuk kishte si të mungonte zëri i bukur i këngëtares së vogël nga Tetova Buna Sherifit ( fitueses së festivalit ,, Bletëzat,, -2019) Kësaj here Buna interpretoi fuqishëm këngën,,Balerina,, me tekst dhe muzikë të Laurije Ibraimit dhe orkestrim të Albert Camit. Kjo këngë u gjallërua nga interpretimi i saj i përkryer dhe plot energji ,nga siguria e saj në skenën e festivalit si dhe nga pamja e saj e jashtme ku vinte në pah fustani shumëngjyrësh që përkonte pikërisht me ngjyrat e ylberit. Buna u kurorëzua me dy çmime: 1. Çmimin ,, Ylberi,, 2. Çmimi i dytë i jurisë profesionale Menjëherë pas festivalit Buna mori urimet më të sinqerta nga bashkëmoshataret e saj ,ajo edhe njëherë dëshmoi para të gjithëve se me talent dhe punë mund të arrihet çdo gjë. Ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese bukuroshes duke dashur që sa më shpejt të na përfaqësojë në ndonjë festival jashtë kufijve.