Çairi vazhdon fuqishëm për konceptin e presidentit konsensual, të liderit AliAhmeti.

Në kuadër të Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2019, Shtabi Zgjedhor Komunal, vazhdon aktivitetet duke zhvilluar takime nëpër Këshillat Vendorë. Takimi i sontëm u realizua në KV “Liria”, ku numër i madh i qytetarëve me interesim të madh u informuan rreth konceptit që BDI dhe Ali Ahmeti po promovojnë dhe do të përkrahin në këto Zgjedhje Presidenciale. Në këtë takim të pranishmit i përshëndeti Kryetari i KV Liria Isa Hoti, ndërsa fjalë rasti kishin SHSHKZ Besim Koka, Kryetari i Komunës Visar Ganiu, SHSHQZ Izet Mexhiti, anëtari i SHKZ Bekim Neziri etj.
Takimi i radhës do të realizohet nesër më 5 Prill 2019 (e premte) në KV “Faik Konica” me fillim në ora 19.30.

#Presidenciale2019
#BashkëVENDOSIM