Camaj, drejtor ekzekutiv i SH.P.K “Komunale”

Kuvendi i Komunës së Tuzit, me votat e shumicës parlamentare, të përbërë nga Forumi Shqiptar; ASH-LDSH, UDSH, këshilltarit të Demokratëve dhe këshillëtarëve të Partisë Boshnjake, zgjodhen Nikollë Camaj, për ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunale” Tuz.
Camaj, është kryetar i LDSH-së dhe njëri nga liderët e Forumit Shqiptar.
Përndryshe, në përbërje të SH.P.K “Komunale”, hyjnë sherbimet publike siç janë: ujësjellësi, mirëmbajtja e hapësirave publike, pastertia, tregu, rrugët lokale dhe ndriçimi publik.