Cipras arrin në Aeroportin e Shkupit

Kryeministri grek Aleksis Cipras mëngjesin e sotëm ka arrit në Aeroportin e Shkupit nga ku do të drejtohet për në Qeveri ku do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e para e ndonjë kryeministri grek, Cipras do ta fillojë me takim me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

Pas takimit tet-a-tet bisedimet Zaev- Cipras dhe takimi ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet Forum biznesor ku paraqitjen do të kenë të dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë kohës së vizitës në Shkup, krahas ministrave të Qeverisë, janë edhe më shumë se njëqind përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të mesme të interesuara për investime në vend.

Në prag të vizitës së sotme në Shkup, për herë të parë në intervistën për media të Maqedonisë së Veriut, kryeministri grek për MIA ka folur për takimin e ardhshëm me Zaevin dhe delegacionet e dyja vendeve dhe planet e ardhshme të bashkëpunimit, ndërsa flet edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës.

Në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Cipras ka theksuar se vizita është e rëndësisë historike, e bazuar në vizion të ri strategjik për dy vendet, zbulon se do të vjen me 10 ministra dhe do të nënshkruhen disa marrëveshje në sfera të ndryshme.

Thotë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut patjetër të jenë partnerë dhe aleatë, dërgon porosi se Athina duhet të ketë fqinj stabil verior dhe të sigurt, ndërsa Shkupi ka nevojë për fqinj të fuqishëm që do të mbështes hapat e saja drejt perspektivës evropiane.

Lidhur me zhvillimin ekonomik, ai thotë se është e njohur për qytetarët roli i kompanive greke që e kanë për vendin, dhe se në Forumin biznesor do të theksohet se në atë plan dy vendet mund të shkojnë më tutje.

Vizita e Ciprasit e cila nga mediat dhe analistët e dy vendeve vlerësohet si historike do të transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet kombëtare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, përshirë arritjen në aeroport, pritja solemne para Qeverisë, seanca ndërqeveritare, pres konferenca e përbashkët e kryeministrave dhe forumeve biznesore.

Për shkak të vizitës së Ciprasit sot nga ora 09:30 deri 20 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit.