‘Çka është jeta në Gjermani’, Lule Bajra ripërpunon megahitin në versionin modern (Video)

Ylli i muzikës shqipe që nuk din të ndalet edhe përkundër ikjes së viteve Lule Bajra gjithnjë e më shumë është aktive në skenën muzikore, kurse këtë verë ajo ka vendosur që të kthejë përsëri në vëmendjen e publikut mega hitin e saj ‘Çka është jeta në Gjermani’ por në versionin modern dhe atë në trio me Bimi Mustafën dhe Tamara Shaqirin.

Kënga është punuar nga MP Records në Gjermani kurse pjesë e klipit është dhe ansambli Pavarësia kurse klipi është xhiruar në Shtutgard derisa Lule Bajra vjen më në formë se kurrë duke ju bërë konkurencë të jashtëzakonshme edhe këngëtareve të reja.