Letër e hapur:
Kryeministrit të RK-së z .Ramush Haradinaj-t dhe,
Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit
Të shpallet nule Rezoluta ( 8-10 korrik 1945, Prizren) e Kuvendit të KAKM-së për Aneksimin e Kosovës dhe Metohisë Sërbisë Federale
Akti politik e veçanërisht akti juridik i miratuar në rrethana të dhunës, mashtrimit apo lajthimit, kurdoherë, ab initio është nul!
Sipas doktrinës juridike si dhe zgjidhjeve juridike të mira , çfarë do akti juridik apo politik qe do të miratohej nga apo në rrethana të dhunës, mashtrimit apo lajthimit, apriori, ab ovo , ab initio është nul, i cili , përderis do të egzistonte de facti, nuk do të prodhonte efekte juridike as afektime politike valide! Në rrethanat e aplikimit të dhunshëm të aktit juridik apo politik të miratuar ( Vis, Claem, Precario) nga dhuna , mashtrimi apo lajthimi,efektet juridike si dhe afektimet politike kurdoherë mbetën të natyrës faktike ndersa në rastin e shpalljes nul të tij , të gjitha efektet dhe afektimet praktike, për dallim të abrogimit , nga fillimi e përfundimisht , nulohen dhe konsiderohen invalide dhe inegzistente juridikisht!
Seandejmi, miratimi i Rezolutës së sipërthënë ka qenë imponuar me mjete të dhunës politike, ushtarake – policore , ndaj, si e tillë ishte dhe mbetët politikisht e gabuar, e padrejtë dhe e dëmshme si dhe juridikisht absolutisht nule .
Poashtu , Rezoluta e KANÇKAKM-së e datës 8-10 korrik 1945, pos miratimit Vis , Claem , Precario nën rrethana të dhunës , mashtimit e lajthimit politik – ushtarakë e policorë, ka qenë dhe është në kundërshtim me:
Në vitin 1945 , kur PKJ-ja dhe institucionet shtetërore të ish Jugosllavisë kur kanë qenë të predominuara nga provenienca dhe influenca centraliste sërbe hegjemone dhe antishqiptare, nder të tjera , ka qenë imponuar me dhunë , mashtrime e lajthime Rezoluta (8-10 korrikut 1945 , Prizren) e Këshillit Popullor të KANÇKAKM-së, për aneksimin e KAKM-së ( atëherë, Kosova quhej Krahinë Autonome Kosovës dhe Metohisë) Sërbisë Federale, sic!
Me nulimin e Rezolutës së Këshillit Popullor të Këshillit Antifashist Çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë të datës 8-10 korrik 1945, në funksion të statusit politik të Kosovës, do të nulohej suprestruktuara juridike e ish Jugosllavisë së dytë përkatësisht e Sëbisë (1945- 92- 99) .
Një rast analog, si precedent